Flash

I dënuar me mbi 4 vite burg për kultivim drøge, pranga 54-vjeçarit

Lapsi.al 28 February 2023
I dënuar me mbi 4 vite burg për kultivim drøge, pranga

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ai ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Në pranga përfundoi Petrit Kamberi, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim. Mësohet se ai kultivoi bimë narkotike, në Zall Bastar.

Njoftimi i policise:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Zgura”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Zall Bastar dhe arrestimi i shtetasit:

– Petrit Kamberi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2014, 54-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në fshatin Zgurë, Zall Bastar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI