Flash

Përplasja e trenave në Greqi, arrestohet Shefi i Stacionit të Larisës

Lapsi.al 1 March 2023
Përplasja e trenave në Greqi, arrestohet Shefi i Stacionit të

Shefi i stacionit të Larisës është dërguar në policinë e Larisës. Sipas informacioneve të fundit nga hetimet në vijim, aksidenti duket se ka ardhur si pasojë e gabimit të stacionistit të Larisës, i cili në seksionin “Larissa – Evangelismos” ka drejtuar trenin e pasagjerëve në vijën e poshtme të trafikut, në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, sipas medias greke.

Sipas shefit të stacionit, ai i ka thënë policisë se ka dhënë një urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi.

Sipas burimeve kompetente, nëse shefi i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave, do të kishte urdhëruar që të dy të ndalonin para se t’i afroheshin njëri-tjetrit, duke qenë se përplasja ndodhi afërsisht 25 km nga Larisa.

Në çdo rast, OSE ka kërkuar dhe pret transkriptin e një bisede të mundshme mes drejtuesit të stacionit dhe makinistëve.

Të këshilluara

Reshje shiu dhe temperatura të ulëta

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intesitet mesatar në veriperëndim, më pak reshje Juglindja. Era do të jetë me drejtim Jug- me shpejtë...

08:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI