Flash

Berisha: Rama i tmerruar, bashkë me Kim u përpoqën t'i japin PD goditje fatale

Lapsi.al 4 March 2023
Berisha: Rama i tmerruar, bashkë me Kim u përpoqën t'i japin

Një ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë e tij. Kryedemokrati thotë se vendimi që dha dje Apeli për vulën e PD tregon se Edi Rama është i tmerruar.

“Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është edhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre. Sipas Edi Ramës dhe guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën politike kryesore opozitare.

Ky është paradoksi më i madh. Jo për Edi Ramën se është me origjinë xhelatësh, por që përfaqësuesuesja e vendit të madh të lirisë të përpiqet me të gjitha mënyrat në shkelje më flagrante të Kushtetutës që opozita shqiptare të drejtohet nga një person i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky”, tha Berisha.

Kryesia e Berishës do të diskutojë mbi opsionet se si do të regjistrohet në këto zgjedhje. Ndërkohë që afati i fundit për t’u regjistruar në KQZ është 6 marsi

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Këtë të shtunë moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intesitet  të lartë në Jug. Pasdite reshjet do të jenë të pranishme në të gjithë vendi...

08:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI