Flash

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Maliq, lëndohen dy vëllezërit

Lapsi.al 6 March 2023
Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në Maliq, lëndohen dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq. Qytetari me inicialet G.A., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga ky aksident u dëmtua shoferi dhe vëllai i tij, shtetasi K.A, 30-vjeç, pasagjer në automjet. Dy vëllezërit ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm. Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë prezente në të gjithë territo...

08:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI