Flash

Tentoi të korruptonte efektivët e rrugores, procedohet shoferi 47-vjeçar

Lapsi.al 30 March 2023
Tentoi të korruptonte efektivët e rrugores, procedohet shoferi

Një 47-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi i ka ofruar një shumë parash punonjësve të Policisë Rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar, duke sjellë...

07:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI