Flash

Veç kandidatëve Alibeajt i ikën edhe këshilltari ligjor i grupit parlamentar

Lapsi.al 31 March 2023
Veç kandidatëve Alibeajt i ikën edhe këshilltari ligjor i

Ditën e sotme, këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD zyrtare, Marash Logu, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa ka njoftuar se do të vijojë të mbetet anëtar i kësaj partie.

Në një postim në rrjetet sociale, Logu ka deklaruar se i është mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe se do të vijojë të japë kontributin e tij si profesionist i ligjit në këtë parti, pavarësisht dorëheqjes.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin.

Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike.

Të këshilluara

Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin

Një automjet ka përplasur paraditen e sotme një këmbësor në Fier. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Sheq i Vogël”. Automjeti  tip “...

14:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI