Flash

Mbi një muaj pas aksidentit tragjik në Greqi, rinis lëvizja e trenave

Lapsi.al 3 April 2023
Mbi një muaj pas aksidentit tragjik në Greqi, rinis lëvizja e

Pas më shumë se një muaji nga aksidenti hekurudhor në Greqi, trenat kanë nisur lëvizjen. Ministri Giorgos Gerapetritis, përgjegjës për transportin në një komunikim për mediat, u shpreh se tashmë lëvizjet janë të sigurta.

“Sot kemi rifillimin e linjave drejt Selanikut dhe Kalambakës. Pas një ndërprerje trenat nisin sot lëvizjen”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai falënderoi edhe punonjësit e OSE dhe Hellenic Train, ndërsa shtoi se niveli i sigurisë është përmirësuar dhe se pasagjerët tashmë duhet të ndihen të sigurt.

Ai kujtoi edhe aksidentin tragjik që mori dhjetëra jetë njerëzish pas përplasjes së dy trenave në Tempi. Ndërkohë, masat e sigurisë do të shtohen, derisa rrjeti të jetë sërish plotësisht funksional me të gjitha protokollet e kërkuara.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI