Flash

Cristiano Ronaldo telefonon Perez, presidenti përgjigjet: po kushti për kthimin është sensacional

Lapsi.al 2 May 2023
Cristiano Ronaldo telefonon Perez, presidenti përgjigjet: po kushti

Cristiano Ronaldo duket se është që tani i lodhur nga përvoja e tij në Arabinë Saudite. Aventura me Al Nassr nuk po evoluon siç shpresonte portugezi. Pak kënaqësi rezultatesh, shumë probleme, marrëdhënie të vështira me tifozët dhe një ekip që nuk duket i aftë të luftojë për kreun. E menjëherë që nis të flitet për një lamtumirë të përshpejtuar.

Dashuritë e mëdha nuk harrohen kurrë dhe kjo është e njëjta gjë edhe për Cristiano Ronaldo. CR7 me Real Madrid jetoi sezonet më të rëndësishme të karrierës së tij. Aty shënoi të gjitha llojet e golave. Arriti të gjithë rekordet, trofetë, Topat e Artë, duke u bërë një ikonë e merengues. Një qytet që e ka dashur gjithmonë jashtë mase dhe që tani mund ta mirëpresë me bujë. Sipas raportimeve nga El Nacional, portugezi i ka telefonuar Florentino Perez duke i kërkuar që të kthehet në Madrid. Përgjigja e presidentit të Blancos nuk vonoi shumë.

Lexo më tej: Al Nassr eliminohet edhe në Kupë: pas gjesteve vulgare, Ronaldo sherr me trajnerin nën hijen e krizës me Georgina Rodriguez

PEREZ MUND TË THOTË PO, ME NJË KUSHT

Florentino Perez mund të jetë ai që mund t'i japë fund karrierës së Cristiano Ronaldo si futbollist. Portugezi dëshiron shumë të kthehet te Real Madrid si lojtar. Gjithësesi, duket se nuk ka vend për të në fushë dhe në planet e ardhshme të klubit dhe trajnerit Ancelotti, nëse ai qëndron. Kështu, sërish sipas El Nacional, Florentino Perez i ka kërkuar Cristiano Ronaldo që t'i thotë lamtumirë futbollit dhe të hynte në bordin drejtues të Real Madrid. Ekzaktësisht, në rolin e ambasadorit apo drejtuesit të klubit. Një kusht ekstrem që portugezi nuk e kishte menduar kurrë. A do të pranojë apo do të kërkojë diku tjetër një sfidë të re në fushë?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI