Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vrasja e Joy-t/ Mbërrin në Kenia letër-porosia nga Tirana, po hetohen disa celularë

Lapsi.al 3 May 2023
Vrasja e Joy-t/ Mbërrin në Kenia letër-porosia nga Tirana, po

Letërporsia e dërguar nga Prokuroria e Tiranës në Kenia për përcaktimin e vdekjes së 22-vjeçares Joy Ayokos ka mbërritur në shtetin afrikan.

Tashmë pritet që autoritet keniane të përcaktojnë shkaqet e vdekjes të së resë. Nga ana tjetër burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se edhe në Shqipëri, janë caktuar 3 ekspertë që po merren me zbërthimin e akt-ekpsertizës rreth dinamikës së ngjarjes dhe plagëve në trupin e kenianes.

Përfundimet e këtyre të fundit, me mbërritjen e përgjigjes nga shteti lindor i Afrikës, do të analizohen së bashku për të gjetur një version përfundimtar të ngjarjes. Hetuesit shqiptar po verifikojnë disa aparate celulare, mes të cilëve edhe ai i shtetasit Rodi Baçi, ish-shoferi i kazinosë ku punonte e reja.

Deri tani ende nuk konfirmohet përftimi i ndonjë elementi me vlerë dhe përcaktues nga kontaktet e viktimës me persona të dyshimtë të përfshieë në ngjarje. Ndërkohë, lidhur me shoqërimin e disa personave disa ditë më parë, kur përveç Baçit, janë pyetur edhe disa shokë të tij, mësohet se qëllimi ka qenë për të ndeshur gjatë marrjes në pyetje ndonjë element të dyshimtë apo kontradiktor që mund ti çonte hetuesit drejt një piste konkrete për ngjarjen.

Pavarësisht insistimit për disa orë, asnjë prej tyre nuk ka shfaqur kontradita apo të ketë ngjallur dyshime se mund të kenë dijeni, arsye për të cilën edhe janë lënë të lirë.

Burimet konfirmojnë, se pavarësisht mos përjashtimit të asnjë versioni, ata besojnë se Aoko ka rënë nga lartësia në vendin ku është gjetur, por shtojnë se është mjaft e vështirë të përcaktohet nëse është shtyrë, ka qenë incident nga pakujdesia e të resë apo veprim në kushtet e ekstremitetit që viktima ta ketë marrë vetë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI