Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Pjesë e “bandës së policëve”, kush është i riu shqiptar i vrarë në Spanjë

Lapsi.al 4 May 2023
Pjesë e “bandës së policëve”, kush

Një 29-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë në Spanjë. Mësohet se viktima është Endrit Sinaj, i cili është qëlluar me armë zjarri në Girona teksa plagët do ti merrnin jetën.

Endrit Sinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ishte arrestuar në vitin 2020 pas një grabitje me maska dhe me armë në qytetin e Vlorës.

Ai së bashku me 4 persona të tjerë të veshur si policë hyn në banesë për të grabitur por u përballën me anëtarët e familjes.

Megjithatë ai është lënë në masën detyrim paraqitje.

Ndërkohë Sinaj ishte liruar pak kohë më parë nga burgu në Spanjë, pasi ishte arrestuar për trafik droge.

Nderkohe më 23 prill, një bashkatdhetar e la të plagosur për vdekje para spitalit të Truetës. I riu kishte marrë një plumb në bark që i shkaktoi vdekjen.

Të këshilluara

Detaje të reja nga krimi që shokoi Serbinë

Kosta K. (14) ka hyrë herët në mëngjes me armë në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar dhe ka vrarë nëntë persona me armën e babait të tij. Ai vrau portierin...

09:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI