Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Ahmetaj: Kam 3 orë përgjime të Ron Yeffet, do i nxjerr edhe pse më kërcënojnë

Lapsi.al 21 September 2026

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e pjesëve të tjera të një përgjimi, për të cilin pretendon se disponon rreth 3 orë material. 

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Ahmetaj tha se deri tani janë bërë publike vetëm rreth 12 minuta nga materiali dhe se gjatë javës së ardhshme pritet të publikohen edhe dy pasazhe të tjera.

“Unë kam qeshur me atë reagimin e asaj kompanisë që unë s'e dija që ekzistonte aty. Përgjimi – thotë – është bërë në ambientet e..., as e kam idenë në çfarë ambienti është bërë përgjimi, as kush e ka bërë përgjimin. Dhe, javës që vjen, për të kthyer përgjigjen në mënyrën time, do nxjerr dhe një ose dy pasazhe të tjera. 

Boll me kërcënime i thuj. Më kërcënon kreu i organizatës, më kërcënojnë me tru, më kërcënojnë pa tru, më kërcënojnë skifterët, më kërcënojnë prokurorët, më kërcënojnë ish-prokurorët edhe post rrogozit. Nuk më bën përshtypje, që më kërcënon kompania se s'ia kam fare, fare.

Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë. A ka përgjime të një takimi në Monaco?

Këtu ekziston gjithë Evropa jo më Monaco. Monaco është bërë qendër e disa fotografive, përgjimeve edhe çudirave. Se nuk kemi vepruar vetëm nëpër ishuj. Në Mynih, në Monaco, ish-ministra, ish-sekretarë e të tjera e të tjera. Ish-vëllezër, ish-kunetër, ish, o u ka çudira.

Çfarë përgjimesh më kanë ardhur mua? Unë përgjimin që më erdhi, e nxora direkt. Me trishtim. E sollën, nuk e di kush e solli. Ka qenë dikur Berisha qytetari digjital, tani jeni kthyer ju prova digjitale. Pse tek ju? Tashi, pse tek unë? Kur të dali institucioni që ma ka sjellë, bëjini një shkresë institucionit edhe thuaji: po pse e dërgove ti tek Ben Ahmetaj? 

Nuk e di pse, por e kuptojnë shumë mirë që përballë kërcënimeve, unë nuk bëj kompromis. As lojëra me dosjen time, 'shiko se po e nxjerr, s'po e nxjerr', 'o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y'. Jo, nuk hy fare në këtë. Zero. Zero.

Te ty, se si syzgurdulluari, tek qimja e prapanicës, gjithmonë e, gjithmonë e, gjithmonë te në të ardhmen do shkojë” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI