Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

SPAK mbyll hetimet për Ervin Matën, akuzohet për trafikimin e 250 kilogramëve kokainë

Lapsi.al 21 September 2026

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen ndaj Ervin Matës, i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës.

Pas rreth tre vitesh veprime hetimore, SPAK ka ngritur ndaj Matës akuzat për “Trafikim të narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit, atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet janë kryer nga shefi i Seksionit për Krimin e Organizuar në SPAK, Vladimir Mara.

Ervin Mata u arrestua në muajin prill në Brazil, në kuadër të procedurave të kërkuara nga autoritetet shqiptare. Pak ditë më parë, Gjykata Supreme Federale e Brazilit dha dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

 
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, furgoni i pasagjerëve përplaset dhe përmbyset, 4 të plagosur (PAMJE)
Sipas hetimeve të SPAK, grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga Ervin Mata ka trafikuar rreth 250 kilogramë kokainë. Ngarkesa dyshohet se ishte nisur nga Brazili dhe kishte destinacion aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, në fund të shtatorit 2022.

Ndaj Matës ishte caktuar në mungesë masa e sigurisë “arrest në burg” në tetor të vitit 2023.

Në lidhje me trafikun e kokainës, më herët janë dënuar edhe anëtarë të tjerë të grupit, me një total prej më shumë se 60 vitesh burgim.

Ervin Mata është i njohur për drejtësinë shqiptare edhe për përplasjen e bujshme me Ervis Martinajn në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, në vitin 2018. Gjatë përplasjes mbeti i vrarë Fabian Gaxha, truproja e ish-bosit të lojërave të fatit. /Ora News

Të këshilluara

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI