Flash

Aksident gjatë xhirimeve të "Wednesday", Eva Green dërgohet me urgjencë në spital

Lapsi.al 28 June 2026

Aktorja franceze Eva Green është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një aksident gjatë xhirimeve të sezonit të tretë të serialit të Netflix, "Wednesday".

Sipas raportimeve të mediave britanike, 45-vjeçarja, e njohur për rolin e Vesper Lynd në filmin "Casino Royale", u lëndua në këmbë gjatë xhirimeve pranë Dublinit, në Irlandë.

Burime pranë produksionit kanë bërë të ditur se incidenti ishte serioz dhe se xhirimet u ndërprenë përkohësisht.

"Ishte një aksident i rëndë. Eva kishte dhimbje të forta dhe producentët nuk donin të rrezikonin. Mjekët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ajo u transportua në spital për trajtim," tha një burim për The Sun.

Sipas të njëjtit burim, aktorja ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe tashmë po rikuperohet mirë. Ndërkohë, xhirimet e serialit kanë rifilluar gjatë këtij muaji.

Eva Green do të debutojë në sezonin e tretë të "Wednesday", i cili sjell edhe emra të rinj në kast, përfshirë Lena Headey, James Lance, Andrew McCarthy, Winona Ryder, Noah Taylor, Oscar Morgan, Kennedy Moyer dhe Chris Sarandon.

Seriali, me protagoniste Jenna Ortega në rolin e Wednesday Addams, mbetet një nga prodhimet më të suksesshme të Netflix. Sezoni i tretë është në fazën e xhirimeve dhe ende nuk ka një datë zyrtare publikimi.

Deri më tani, përfaqësuesit e Eva Green dhe Netflix nuk kanë komentuar mbi incidentin.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI