Flash

Bella Hadid rrëfen betejën me sëmundjen Lyme

Lapsi.al 26 June 2026

Modelja e njohur Bella Hadid ka folur hapur për sfidat që përjeton për shkak të sëmundjes kronike Lyme, duke ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim emocional për gjendjen fizike dhe psikologjike që e shoqëron gjatë krizave të sëmundjes.

Në një seri postimesh në Instagram, 29-vjeçarja tregoi se një përkeqësim i fundit i gjendjes së saj i ka rikthyer dhimbjet, lodhjen ekstreme, ankthin, vështirësitë në përqendrim dhe izolimin.

“Është e vështirë t’ua shpjegosh njerëzve dhimbjen, lodhjen, mjegullën mendore dhe ankthin. Ka periudha kur mendon se ke gjetur trajtimin e duhur, por papritur gjithçka rikthehet dhe asgjë nuk duket më e sigurt,” shkroi ajo.

Bella tregoi se shpesh detyrohet të anulojë planet, pasi nuk e di si do të ndihet nga një ditë në tjetrën.

“Zgjohesh me ankthin që tashmë është pjesë e trupit tënd. Ndien dhimbje fizike para se këmbët të prekin dyshemenë dhe megjithatë duhet të gjesh forcën për të përballuar një ditë tjetër,” u shpreh modelja.

Ajo pranoi se shpesh përpiqet t’i fshehë vuajtjet e saj, pasi beson se vetëm ata që kanë kaluar një situatë të ngjashme mund ta kuptojnë plotësisht.

Pavarësisht vështirësive, Hadid u dërgoi një mesazh shprese personave që përballen me probleme të ngjashme.

“Shërimi nuk është një proces linear. Ka dritë edhe kur sot nuk mund ta shohësh. Ju jeni të dashur dhe jeta juaj ka një qëllim,” shkroi ajo.

Në një tjetër postim, modelja publikoi një selfie me lot në sy, duke treguar se kriza e fundit nuk po kalon.

“Kam fjetur 11 orë dhe vazhdoj të fle gjatë ditës. Kam ndjekur çdo trajtim që më kanë rekomanduar mjekët, por ende nuk po më ndihmon asgjë. Madje më merret fryma edhe kur ec deri në kuzhinë,” rrëfeu Bella.

Ajo shtoi me humor se arriti të bënte dush pa humbur ndjenjat, duke e cilësuar këtë si një fitore të vogël në një ditë të vështirë.

Bella Hadid është diagnostikuar prej vitesh me sëmundjen Lyme dhe ka folur vazhdimisht për ndikimin që kjo sëmundje kronike ka pasur në jetën dhe karrierën e saj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI