Flash

Lionel Richie alarmon fansat pas ndërprerjes së koncertit

Lapsi.al 25 June 2026

Lionel Richie u detyrua të ndërpriste koncertin e tij në St. Paul, Minnesota, pasi u ndje keq gjatë performancës.

77-vjeçari po performonte hitin e njohur “Dancing on the Ceiling” kur nisi të shfaqte shenja shqetësuese, duke u ulur disa herë në skenë për shkak të marramendjes.

“Kur të merret mendja, ulu,” u tha Richie me humor fansave, ndërsa përpiqej të vazhdonte koncertin.

Pas kësaj, ai u ul pranë pianos për të interpretuar këngën “Three Times a Lady”, por më vonë kërkoi një pushim të shkurtër. Megjithatë, pas rreth 40 minutash, ekipi i tij njoftoi publikun se artisti nuk ishte në gjendje të vazhdonte performancën.

“Fatkeqësisht, Lionel nuk po ndihet mirë dhe nuk mund ta vazhdojë koncertin,” u tha të pranishmëve një prej anëtarëve të grupit.

Koncerti ishte nata e parë e turneut të përbashkët të Lionel Richie me grupin legjendar Earth, Wind & Fire, i cili përfshin 26 data në Amerikën e Veriut.

Deri më tani nuk ka informacione të tjera mbi gjendjen shëndetësore të këngëtarit, ndërsa mbetet e paqartë nëse ai do të jetë në gjendje të ngjitet në skenë për koncertin e radhës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI