Flash

"Periudha më e vështirë e jetës sime” – Joe Manganiello rrëfen betejën me sëmundjen

Lapsi.al 23 June 2026

Aktori i njohur Joe Manganiello ka bërë një rrëfim tronditës për sfidën më të vështirë të jetës së tij, duke zbuluar se për vite me radhë luftoi me sëmundje autoimune që i rrezikuan jetën.

Në librin e tij të ri autobiografik, Bloodlines, aktori i filmave “Magic Mike” dhe “Spider-Man” tregon se vuajti nga një seri sëmundjesh autoimune që prekën tiroiden, sistemin tretës, lëkurën, mushkëritë dhe sytë.

Sipas përshkrimit të librit, aktori 49-vjeçar përjetoi dhimbje kronike, një amputim që i shpëtoi jetën dhe një betejë të gjatë për mbijetesë, ndërsa mjekët nuk arrinin të gjenin një shpjegim të qartë për gjendjen e tij.

“Ka qenë periudha më e vështirë e jetës sime, diçka që nuk do t’ia uroja askujt. Por njëkohësisht ishte edhe aventura ime më e madhe,” është shprehur Manganiello.

Kur mjekësia tradicionale nuk po i jepte përgjigje, aktori kërkoi ndihmë edhe në forma alternative të trajtimit, duke përfshirë rituale shpirtërore, kërkime mbi historinë familjare dhe rizbulimin e besimit të tij.

Gjatë këtij procesi, ai zbuloi se disa anëtarë të familjes kishin vuajtur gjithashtu nga sëmundje kronike.

Manganiello tha se shpreson që historia e tij t’u japë forcë njerëzve që po përballen me sfida të ngjashme shëndetësore.

Aktori ishte i martuar me aktoren Sofía Vergara nga viti 2015 deri në vitin 2024. Aktualisht ai është i fejuar me Caitlin O'Connor.

Libri i tij Bloodlines pritet të publikohet më 13 tetor.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI