Flash

Aksident i rëndë në Pezë/ Humb jetën 16-vjeçari, plagoset shoku i tij

Lapsi.al 30 September 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ata po udhëtonin me një automjet, por më pas drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

16-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 15-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat paraprake mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 16-vjeçari, pa dijeninë e të atit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI