Flash

Aksident mes dy mjetesh jet ski në liqenin e Kukësit, plagosen dy persona

Lapsi.al 24 August 2026

Dy persona mbetën të lënduar lehtë pas përplasjes së dy jet ski-ve në liqenin e Kukësit. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15. Njëri prej mjeteve drejtohej nga 29-vjeçari E.T., ndërsa tjetri po afrohej drejt bregut për t’u ankoruar.

Të dëmtuar mbetën E.T. dhe pasagjeri E.P., 46 vjeç. Ata u transportuan në Spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 29-vjeçari është proceduar për “Plagosje të lehtë nga pakujdesia”, ndërsa të dy Jet Ski-t janë sekuestruar. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI