Flash

Akuzohet se mori 4 mln lekë ryshfet, GJKKO lë në burg administratorin e inceneratorit të Elbasanit

Lapsi.al 9 October 2026

Akuzohet se mori 4 mln lekë ryshfet, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka lënë në burg administratorin e kompanisë publike “ECO-ELB”, Leli Kraja. Ky i fundit u arrestuar dy ditë më parë në Elbasan. Kraja u vu në pranga nga agjentë të BKH-së në lagjen “Fushë Mbret” të Elbasanit, ndërsa akuzohet se mori një zarf me 4 mln lekë ryshfet nga një biznes.

Emri i Leli Krajës ishte përfshirë më herët në hetimin e Prokurorisë së Elbasanit për aktivitetin e “ECO-ELB”. Në korrik 2025, në kuadër të këtij hetimi u kryen 14 kontrolle në banesa të personave të lidhur me çështjen, mes tyre edhe banesa e administratorit të kompanisë.

Hetimi, i regjistruar që në vitin 2024, është fokusuar te marrëdhëniet institucionale dhe financiare mes “ECO-ELB” dhe tetë bashkive të qarkut Elbasan. Prokuroria kishte marrë në pyetje 43 persona, ndërsa në fokus ishin vendosur edhe zyrtarë vendorë, përfshirë zëvendëskryetarë bashkish, drejtues juridikë dhe drejtues të financave. Dyshimet e ngritura nga hetuesit lidhen me raste kur shërbimet mund të jenë kryer vetëm pjesërisht, për periudha të kufizuara ose të mos jenë kryer, pavarësisht pagesave të realizuara.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI