Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Arrestohet 49-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, i gjendet armë zjarri, municion dhe jelek antiplumb

Lapsi.al 5 November 2026

Arrestohet 49-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, i gjendet

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi po transportonte me motor armë zjarri. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”, ndërsa policia e Tiranës thotë se i arrestuari është person me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje. I arrestuari eshte Eduart Dushku, ndërsa në cilësinë e provës materiale, policia i gjeti dhe i sekuestroi 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjetin dhe celularin i tij. Blutë e kryeqytetit sqarojnë se motomjeti me të cilin lëvizte 49-vjeçari u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit.

Njoftimi i policise

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar“Eksponenti”

Arrestohet në Rrugën e Elbasanit, duke transportuar armë zjarri, me motomjet, një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe për armëmbajtje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, jeleku antiplumb që i arrestuari kishte në banesë, si dhe motomjeti dhe celulari i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Eksponenti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Motomjeti me të cilin lëvizte ky shtetas, u ndalua për kontroll në Rrugën e Elbasanit.
Gjatë kontrollit në të, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën dyshohet se shtetasi E. D. do ta trafikonte.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet 1 jelek antiplumb.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI