Flash

Arteta, receta e Arsenal për sfidën ndaj PSG: “Duhet të ndryshojmë gjithmonë, kështu do të fitojmë sërish”

Lapsi.al 28 May 2026

“Detyra ime është që, nëse diçka nuk mjafton për të fituar, nuk mund të kënaqem me kaq. Detyra ime është të gjej mënyra të tjera për të fituar, të inovoj, të gjej qasje të ndryshme nga ato të mëparshmet. Dhe kjo është ajo që kemi bërë deri tani”. Dy ditë para finales së madhe të Champions League, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, e sheh sfidën me PSG si një tjetër takim të madh me historinë për klubin anglez.

Pas triumfit në Premier League, “Topçinjtë” vazhdojnë të ëndërrojnë. “Dikush atje lart ka rreshtuar planetët që kjo të ndodhte - thotë trajneri spanjoll në një intervistë të gjatë për Marca duke folur për fitimin e kampionatit -. Në vitet e kaluara kemi shkuar pranë, por mungonte diçka. Atmosfera ka qenë ndryshe që nga fillimi. Isha i bindur se do të ishim shumë pranë. Jo te fitorja, sepse ajo varet nga shumë faktorë. Detyra ime ishte t’i bindja të ndiheshin më të mirët. U kam dhënë energji dhe u kam thënë të argëtohen si kurrë më parë”.

Tani përballë është PSG e Luis Enrique, rivali mik për të cilin Arteta ka vetëm fjalë vlerësimi. “E kujtoj me shumë dashuri për mënyrën se si sillej me të rinjtë dhe për mënyrën si ishte si lojtar - tregon trajneri i anglezëve -. Si trajner, ai ka treguar lidership duke ndjekur një rrugë të caktuar dhe, pavarësisht të gjitha kritikave, ka vazhduar përpara dhe në fund ka fituar siç bëri. Është një shembull për të gjithë”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI