Flash

Balla për arrestimin e Vlora Hysenit: PS nuk është avokate e askujt

Lapsi.al 29 September 2026

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet nga SPAK.

Duke folur nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes së SPAK, ndërsa theksoi se çdo person ndaj të cilit vendoset një masë kufizuese e lirisë duhet ta kundërshtojë atë në gjykatë.

“Unë bëj pjesë në ata që nuk i komentojnë dosjet e SPAK, nuk kam komentuar as dosjet ku kam bërë akuzë unë, rasti i Sali Berishës dhe s’kam komentuar asnjëherë përmbajtje të dosjes. Me vendim gjykate, tanimë jemi të ndaluar për të komentuar mbi copëza bisedash. Janë dy standarde që ky grup parlamentar, mazhorancë, shumicë, i ka përcaktuar.

Ne nuk hyjmë në meritën e dosjeve, nuk komentojmë përmbajtjen e dosjeve dhe çdo zyrtar duhet ta kontestojë kufizimin e lirisë të të gjitha formave në gjykatë. PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt.

Në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë përmes së drejtës që i ka dhënë sovrani, e ka ushtruar këtë të drejtë dhe dua të rishpreh që Shqipëria sa i përket pjesës që lidhet me kufizimet e lirisë para vendimit të gjykatës, duhet t’i japë fund kësaj praktike. Hyni në ChatGPT dhe pyeteni kush është delja e zezë e Europës”, tha Balla.

Të këshilluara

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI