Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Bardhi nxjerr pjesë nga dosja e SPAK: Aruba është një e vërtetë që ulëret, Rama nuk e fsheh dot

Lapsi.al 20 June 2026

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e “Arubës”, duke publikuar pjesë nga dosja e SPAK dhe duke akuzuar kreun e qeverisë se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë.


Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se nuk ka qenë kurrë në Aruba dhe se nuk di çfarë është ky vend, ndërsa tha se kjo çështje është kthyer në një “të vërtetë” përmes rrjeteve sociale dhe algoritmeve.

Bardhi ka publikuar një pjesë nga dokumentet e dosjes së SPAK, duke pretenduar se të dhënat për takimet në Aruba nuk janë krijuar nga rrjetet sociale, por vijnë nga përgjime zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge.

“Aruba është një e vërtetë që ulëret dhe që Edi Rama nuk e fsheh dot me batuta! Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge”, shkruan Bardhi.

Sipas tij, në dosje përmenden të dhëna për takime dhe kontakte të personave nën hetim në vende të ndryshme, përfshirë edhe Arubën. Bardhi pretendon gjithashtu se sipas dokumenteve, këto takime lidhen me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, të cilat, sipas tij, mund të jenë financuar me fonde të paligjshme dhe me mbështetje politike.

 
“Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet. Sa do të përdridhet, ato janë aty, me video dhe foto”, ka deklaruar Bardhi.

Deklarata e plotë e Gazment Bardhit:

Edi Rama ka deklaruar sot se: “Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.”.

NË FAKT “ARUBA” ËSHTË NJË E VËRTETË QË ULËRET DHE QË EDI RAMA NUK E FSHEH DOT ME BATUTA!

Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge!

Sipas SPAK-ut 👇, nga këto përgjime ka rezultuar se: “Nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen të dhëna të rëndësishme mbi takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba apo Belgjikë; të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me PËRFAQËSUES FUNKSIONARË TË LARTË SHTETËRORË TË SHTETIT SHQIPTAR në Aruba. Përmendim këtu takimet e vëzhguara në janar-shkurt 2019. Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e AUTORITETEVE POLITIKE.”

Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet! Sa do të përdridhet, ato janë aty: me video dhe foto!

Kriminalizimi i ekonomisë dhe shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e pastrimit të parave të drogës janë vepër e tij. Herët a vonë do të mbajë përgjegjësi për këtë.

Të këshilluara

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI