Flash

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

Lapsi.al 18 July 2026

Megjithëse burimet financiare janë rritur në tërësi për të gjitha bashkitë në vend, struktura e shpenzimeve sipas bashkive ka probleme.  Referuar raportit të Financave Vendore për vitin 2025, në shumë bashki të vogla dhe të mesme shpenzimet për paga dhe operative zënë me shumë së 60 % të buxhetit, ndërkohë në bashkitë e mëdha ky raport është më i ulët.


Nëse do ti referohemi të dhënave ku paraqitet struktura e shpenzimeve sipas natyrës për vitin 2015 dhe vitin 2025, konstatohet se aktualisht vetëm 18%-20% e shpenzimeve vendore shkojnë për investime kapitale, pjesa tjetër për paga dhe shpenzimeve operative.

 
Konkretisht bashkitë kanë shpenzuar në total në vitin 2025, 92.4 miliardë lekë, nga të cilat 29.1 miliardë janë shpenzime operative; 40 miliardë lekë paga dhe sigurime dhe vetëm 23.2 miliardë lekë investime.

Kjo tregon se një pjesë e madhe e rritjes së buxhetit nuk është përdorur në drejtim të zhvillimit ekonomik vendor, kryesisht në bashkitë e vogla.

Nga analiza rezulton se në vitin 2025, rreth 40 % e buxhetit të bashkisë Tiranë është përdorur për investime, ndërkohë në bashkitë e tjera si Durrës, Elbasan etj, rreth 30 % e buxhetit është përdorur për investime. Ky raport i shpenzimeve për investime paraqitet kryesisht në bashkitë e mëdha dhe të mesme.

Investimet nga burimet e veta janë rritur nga 12 miliard lekë në vitin 2015 në rreth 23.2 miliard lekë, në vitin 2025. Investimet kryesisht janë fokusuar në: infrastrukturë rrugore, ujitje-kullim, menaxhim mbetjesh, zhvillim urban.

Përsa i përket shpenzimeve për paga/sigurime dhe operative konstatohet një rritje e konsiderueshme nga viti 2015 në vitin 2025. Kjo rezulton një rritje e cila është vjen paralelisht me rritjen e të ardhurave dhe buxhetit vendor dhe me rritjen e volumit të shërbimeve për komunitetet vendore. Si rezultat i krijimit të njësive të reja vendore, bashkitë e reja administrojnë një territor shumë herë më të madh se para reformës administrativo territoriale, si rrjedhojë kanë rritur edhe nivelin e shërbimeve që ofrojnë.

Gjithashtu, ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e shpenzimeve për paga ka patur edhe transferimi i funksioneve nga ministritë e linjës te bashkitë në vitin 2015, bashkë me stafin përkatës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI