Flash

Belind Këlliçi: Balla po nxit konflikt me videot e sajuara të emigrantëve!

Lapsi.al 22 June 2026

Protesta e mijëra qytetarëve në Tiranë për dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Rama, vijon të ndezë debatet politike. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar një video që sipas tij dëshmon përpjekjet e mazhorancës për të manipuluar dhe zbehur protestën më video të sajuara.

Sipas Këlliçit, deputetë dhe kryetarë bashkie të PS-së po shpërndajnë materiale të fabrikuara për të nxitur përçarje dhe për të dalë kundër protestës në Tiranë.

Krahas një videoje e cila është publikuar më herët nga kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Ballla, Këlliçi shkruan se ajo video është “e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale”.

“Jo vetëm videoja është e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale, por sidomos akti, përpjekja perverse e Edi Ramës (përmes Taulant Ballës), për t’iu kundërvënë atyre që kanë pushtuar sheshet, duke nxitur kështu përçarje, është skandaloz“, shprehet deputeti i PD-së.

Deputeti demokrat thekson më tej se protesta nuk ka të bëjë me një debat ku disa mendojnë ndryshe nga të tjerët, por me një popull që është ngritur në revoltë kundër korrupsionit dhe arrogancës 13 vjeçare.

Sipas Këlliçit, reagime të tilla janë “përpëlitjet e një kryeministri të zhytur në afera i cili ka frikë nga drejtësia, nga fati që e pret”.

Këlliçi: Deputetë dhe kryetarë bashkie të Edi Ramës kanë marrë porosi të shpërndajnë një video ku nxjerrin disa punëtorë që hiqen si të diasporës, si mesazh kundër protestës në Tiranë!

Jo vetëm videoja është e turpshme, e sajuar, e sforcuar, groteske dhe banale, por sidomos akti, përpjekja perverse e Edi Ramës (përmes Taulant Ballës), për t’iu kundërvënë atyre që kanë pushtuar sheshet, duke nxitur kështu përçarje, është skandaloz. Asnjë video e sajuar nuk e sfumon atë që po ndodh.

Nuk kemi të bëjmë me një debat ku disa mendojnë ndryshe nga të tjerët. As me përplasje idesh. Kemi të bëjmë me një popull të tërë që është ngritur në revoltë kundër korrupsionit dhe arrogancës 13 vjeçare.

Këto reagime perverse që synojnë konflikt, janë përpëlitjet e një Kryeministri të zhytur në afera i cili ka frikë nga drejtësia, nga fati që e pret. Përpjekje djallëzore, sikur ai ka diasporën e tij, ndërkohë që bashkëqytetarët tanë që janë ngritur kundër Ramës kanë tundur qytetet e Europës.

Në të vërtetë, kreut të organizatës i kanë ngelur vetëm pak njerëz, në parti e në ekrane, të cilët vijojnë të këndojnë këngën e tij, duke u bërë sakaq edhe ata njësoj të urryer në sytë e mbarë shqiptarëve.

Të këshilluara

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI