Flash

Berisha: "Besa" e Ramës është shkruar me Inteligjencë Artificiale

Lapsi.al 16 August 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot mesazhin e një qytetari i cili pretendon se dokumenti “Besa” i prezantuar nga kryeministri Edi Rama është hartuar përmes Inteligjencës Artificiale.

Sipas denoncimit të bërë publik, teksti shfaq strukturë tipike të programeve si ChatGPT, me fjali që nisin me lidhëza jo të zakonshme për gramatikën e shqipes pasi mbështeten në rregullat semantike të anglishtes.

Përmes këtij postimi, Berisha e ka cilësuar këtë dokument si një mashtrim të radhës nga ana e kreut të qeverisë. Nga ana tjetër, denoncuesi thekson se pas analizimit të detajuar të përmbajtjes, përdorimi i gjuhës zyrtare të AI konfirmon se materiali nuk është shkruar nga një njeri.

Postimi i plotë i Berishës:

"Gjuhëtari digjital! “Besa” e të pabesit është fallco, me AI. Lexoni mesazhin e gjuhëtarit digjital!

"Mirëmbrëma Doktor analizova me kujdes, dokumentin “Besa” që ka shpërndarë KM dhe del shume qarte që është bërë me AI dhe jo nga njeriu.

Shumë fjali fillojnë me “Por”, “Po” dhe “Dhe” që në semantikën e gjuhës shqipe nuk janë të përdorshme, madje gramatikisht konsiderohen gabime.

Ka shumë elementë përmbajtësor që kanë një gjuhë “zyrtare” AI të tipit chatgpt plus, mbasi programi mendon në anglisht edhe pse ti ja kërkon në shqip, kështu që ka për bazë rregullat drejtshkrimore apo semantikore të anglishtes, që nuk janë si të shqipes. Nga i pabesi pritet veçse pabesi dhe mashtrime!", shkruan Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI