Flash

Berisha: Nuk duhet që emocionet të ndikojnë në stabilitetin e Kosovës

Lapsi.al 16 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisham, e cilësoi si të padrejtë dhe  të pamerituar, dënimin e ish krerëve të UÇK-së, nga Gjykata e Hagës. 

Në një deklaratë, në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha u shpreh se dënimi nuk u bazua në prova por ne deklarata të Beogradit zyrtar.

Më tej ai bëri thirrje për vetëpërmbajtje në këtë ditë të vështirë

"Nuk duhet që emocionet të ndikojnë në rendin, qetësinë dhe stabilitetin e Kosovës" tha Berisha


Pjesë nga deklarata

Dënojmë me forcën më të madhe të gjithë ndërhyrjet e Beogradit dhe të tjerëve që janë bërë në këtë gjykatë.

Nuk ishte e rastit sot, kryetari i komisionit të jashtëm të Kongresit, i nënkomisionit për Evropën, kongresmeni Keith Self kërkonte që ajo gjykatë të mos ketë ndikime politike.

Faktikisht u faktuan ndikime të forta politike.
Dhe, akuza u formulua mbi bazën e funksionit që kanë pasur.
Po kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Ata ishin përfaqësues dhe drejtues të UÇK, por ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e popullatës të pambrojtur civile nga gjenocidi serb.

Gjenocidi serb, të cilin e mohon Edi Rama.
Sipas tij, Operacioni Patkoi, Masakra e Reçakut dhe masakra të tjera nuk kanë qenë gjenocid.
E mohon vëllai i Vuçiçit.

Gjithashtu thirrja jonë është për vetëpërmbajtje dhe nuk duhet në asnjë mënyrë që emocionet të ndikojnë në rendin, qetësinë, stabilitetin e Kosovës.

Kjo do ishte e papranueshme dhe e dënueshme.

Kosova, shteti i saj, institucionet e saj, askush nuk ka të drejtë të marrë akte ndaj tyre, e aq më pak ndaj qytetarëve të çdo kombësie aty, në mënyrë absolute, kategorike, për një vendim të padrejtë të një gjykate.

Ndaj dhe thirrje u bëj edhe në Hagë shqiptarëve që nuk është kjo rruga e përballjes.
Rruga është nëpërmjet apelit, por edhe institucioneve të tjera.

Duhet parë sepse kjo gjykatë ka probleme të mëdha me ligjin e vet në radhë të parë.

Ndaj dhe duhet parë kjo në institucionet ndërkombëtare, i gjithë ky kuadër që shkonte me helikopter Edi Rama për t’ua imponuar gjykatën.
Gjykata duhej ngritur, por gjykata ngrihet sipas standardeve ndërkombëtare të njohura.

Edhe njëherë shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës, me familjet e ish-udhëheqësve politikë dhe udhëheqësit politikë të Kosovës në këtë ditë të vështirë.
Por në këtë ditë nuk mundet kurrë që emocionet të kërcënojnë rendin, sigurinë, paqen, sigurinë e qytetarëve dhe të institucioneve apo të rendit në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI