Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Berisha për jehonën ndërkombëtare të protestave: Ramës s’ia ka fajin algoritmi, e trajton vendin si çiflig

Lapsi.al 20 June 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama se jehona ndërkombëtare e protestave lidhet me algoritmet e rrjeteve sociale, duke i cilësuar ato si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha akuzoi Ramën se po e trajton Shqipërinë si pronë personale dhe se i hapi rrugë projektit në Zvërnec përmes ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

Ai u bëri thirrje demokratëve t’u bashkohen protestave, pavarësisht zërave që, sipas tij, kërkojnë ta mbajnë opozitën larg tubimeve. Berisha deklaroi se pjesëmarrja në protesta duhet të jetë sa më e gjerë.

Kreu demokrat komentoi edhe sloganet “Berisha në burg” të dëgjuara në protestë, duke argumentuar se ato përdoren për të zhvendosur vëmendjen nga kritikat ndaj qeverisë dhe për të favorizuar kryeministrin Edi Rama.

"Fajin nuk e kanë as algoritmet, as influencerët, as interneti. Fajin e ka ai që e konsideron Shqipërinë çiflig të tij dhe që për interesa të veta është i gatshëm të marrë çdo vendim. Rruga më e drejtë, paqësore, është krijimi i një qeverie kujdestare, e cila do të përgatisë të gjitha kushtet për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Qeveria teknike duhet të jetë një qeveri me specialistë, me ekspertë, me qytetarë dhe jashtë partive politike”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI