Flash

Blushi në Konferencën e Kryetareve për “Territorialen”: Duhet zhbërë Kuvendi i krimit!

Lapsi.al 13 October 2026

Blushi në Konferencën e Kryetareve për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të të drejtave të opozitës dhe ka kërkuar mbajtjen e një qëndrimi nga Kuvendi për pretendimet mbi kërcënimet ndaj deputetëve, në lidhje me votimin e reformës territoriale. 

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Blushi e cilësoi miratimin e hartës së re territoriale si një akt politik që, sipas tij, prek interesat e qytetarëve. Ai deklaroi se vendimi dhe përjashtimi i deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare tregojnë, sipas tij, përkeqësimin e situatës në Kuvend.  

“Ky Kuvend konfirmoi se mbron vetëm interesat kriminale, mafioze dhe ekonomike të Edi Ramës. Miratimi i dhunshëm i hartës së shpopullimit shtroi nevojën që shqiptarët të zhbëjnë tani Kuvendin e krimit”, u shpreh Blushi.

Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe mohim të të drejtave të opozitës, duke e cilësuar Kuvendin si një institucion që, sipas tij, po miraton ligje me porosi të kryeministrit Edi Rama. Një pjesë të fjalës së tij, Blushi ia kushtoi pretendimeve për kërcënime dhe shantazhe ndaj deputetëve, të cilët, sipas tij, janë vënë nën presion për të votuar hartën e re territoriale.

Ai përmendi deputetët Erion Braçe, Elisa Spiropali dhe një tjetër deputete, të cilët sipas deklaratës së tij kanë pohuar se janë kërcënuar apo shantazhuar nga Edi Rama dhe persona të lidhur me qeverinë.

“Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim për kërcënimet mafioze ndaj deputetëve për të votuar nën shantazh hartën e shpopullimit”, deklaroi Blushi, duke shtuar se kërcënimet ndaj deputetëve përbëjnë një pretendim serioz që duhet të hetohet.

Blushi u shpreh gjithashtu se refuzimi i konsensusit politik dhe i konsultimeve me qytetarët që protestuan kundër reformës territoriale e bën, sipas tij, të pamundur vijimin e negociatave me shumicën.

Gjatë fjalës në Konferencën e Kryetarëve, Blushi kritikoi edhe masat e sigurisë të marra gjatë seancave plenare ndërsa qytetarët protestojnë, duke përmendur rrethimin e Kuvendit, automjetet e blinduara, gardhet metalike dhe praninë e shtuar të policisë.

Ai kërkoi që Kuvendi të mbajë qëndrim edhe për dhunën e pretenduar ndaj qytetarëve gjatë protestave, veçanërisht në ditët kur zhvillohen seancat parlamentare.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI