Flash

“Boulevard of Hope”/ Pas fjalimeve, protestuesit lanë mesazhin para Kryeministrisë

Lapsi.al 2 August 2026

Dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka sjellë një tjetër moment të veçantë përpara godinës së ekzekutivit. Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja, qytetarët e pranishëm kanë lënë një mesazh të qartë e me shkronja të mëdha mbi asfalt, pikërisht përballë selisë së Kryeministrisë.

Siç raportojnë gazetarët nga terreni, protestuesit kanë shkruar me germë për germë frazën në anglisht: “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës).
Ky veprim simbolik u shoqërua me brohoritje të forta dhe thirrje të njëpasnjëshme nga turma për ndryshim të menjëhershëm politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Menjëherë pas realizimit të këtij mesazhi simbolik, mijëra qytetarët e mbledhur kanë nisur marshimin masiv, duke vërshuar në rrugët kryesore të Tiranës për të vijuar qëndresën e tyre.

Të këshilluara

Tërmeti godet Elbasanin

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët....

17:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI