Flash

Brian Austin Green zbulon krizën e rëndë shëndetësore: “Më duhej të mësoja sërish të ecja dhe të flisja”

Lapsi.al 27 August 2026

Brian Austin Green ka rrëfyer për herë të parë në detaje një krizë të rëndë shëndetësore që e la pa aftësinë për të ecur dhe folur, duke e detyruar të mësonte nga e para disa prej aftësive bazë.

Aktori i njohur nga “Beverly Hills, 90210” foli për eksperiencën në podcastin “Really Famous with Kara Mayer Robinson”, duke treguar se problemi shëndetësor kishte ndodhur rreth 10-12 vite më parë, kur ai ishte 39 ose 40 vjeç dhe ishte ende i martuar me Megan Fox.

“Përfundova me një problem neurologjik dhe kishte simptoma të ngjashme me një goditje në tru”, tregoi Green.

Aktori 53-vjeçar tha se gjendja e tij nuk u diagnostikua kurrë plotësisht.

“Kam pasur inflamacion të brendshëm, që vinte nga dieta. Dhe më pas mendojnë se edhe stresi emocional, mosmenaxhimi i gjërave siç duhet, ka luajtur një rol”, u shpreh ai.

Green zbuloi se iu deshën rreth katër vjet e gjysmë për t’u rikuperuar. Gjatë kësaj periudhe, ai duhej të mësonte sërish të ecte dhe të fliste.

“Më duhej të mësoja të ecja, të flisja. Më duhej të mësoja përsëri të bëja gjithçka. Nuk mund të lexoja. Nuk mund të shkruaja. Personi që isha, në thelb, nuk ekzistonte më. Truri dhe trupi im ishin shkëputur plotësisht”, rrëfeu aktori.

Për Green, situata ishte veçanërisht e frikshme edhe për shkak të karrierës së tij. Ai kishte frikë se do të humbiste aftësitë që e kishin bërë aktor dhe madje mendoi se do t’i duhej të gjente një drejtim krejtësisht të ri në jetë.

Me përmirësimin e gjendjes, ai nisi terapinë dhe kuptoi se mënyra se si kishte përjetuar dhe përballuar emocionet që në fëmijëri mund të kishte ndikuar në problemet e tij.

“E kuptova se emocionet me të cilat kisha jetuar që kur isha fëmijë ishin një faktor i madh në atë që po ndodhte”, tha Green.

Ai tregoi se për një kohë të gjatë kishte jetuar në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe tensioni, të cilën e përshkroi si një gjendje “lufto ose ik”.

Terapia e ndihmoi të përqendrohej te rikuperimi dhe te krijimi i një versioni më të mirë të vetes. Green vlerësoi veçanërisht terapisten e tij, një grua nga Ukraina, e cila i dha këshilla të drejtpërdrejta për mënyrën se si të shprehte emocionet dhe të përmirësonte komunikimin me të tjerët.

Green dhe Megan Fox ishin të martuar nga viti 2010 deri në 2021 dhe kishin qenë bashkë edhe gjatë periudhës kur aktori po përballej me problemet e rënda shëndetësore.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI