Flash

Dua Lipa zbulon detaje nga dasma me Callum Turner: “Ishte magjike”

Lapsi.al 25 August 2026

Dua Lipa e ka përshkruar dasmën e saj me aktorin Callum Turner si një ditë “magjike”, ndërsa ka rrëfyer edhe disa nga këshillat më të rëndësishme që mori përpara ceremonisë.

Në një intervistë për “Vogue Italia”, të publikuar më 24 gusht, këngëtarja 31-vjeçare foli për jetën bashkëshortore dhe martesën me Turner, 36 vjeç.

“Dita e dasmës ishte magjike”, tha Lipa, duke treguar edhe dy këshilla që i mbajti veçanërisht mend.

Ajo tregoi se iu këshillua ta përjetonte ditën e dasmës sikur të ishte edhe vetë një e ftuar, në mënyrë që të kishte më pak ankth dhe më shumë kënaqësi. Këshilla e dytë ishte që ajo dhe bashkëshorti i saj të kërkonin vazhdimisht njëri-tjetrin mes të ftuarve, pa e humbur asnjëherë njëri-tjetrin nga sytë.

Lipa foli gjithashtu për mënyrën se si dashuria me aktorin e “Eternity” ka ndikuar në muzikën e saj.

“Për të folur për një zemër të thyer është shumë e zakonshme”, u shpreh këngëtarja, duke iu referuar këngëve të saj të mëparshme.

Sipas saj, kur ishte më e re, gjente më shumë frymëzim te kërkimi dhe dëshira për dashuri, pasi ndjenja e të qenit e thyer emocionalisht është shumë e fortë.

“Por tani dua të zbuloj se çfarë ndodh kur e gjen vërtet dashurinë”, tha ajo. Lipa shtoi se tashmë është e interesuar të shkruajë për kompleksitetin e një marrëdhënieje, anën më të qetë të saj dhe gjërat e vogla që e bëjnë një lidhje të veçantë.

Çifti zhvilloi një ceremoni elegante në Siçili, në vilën historike Villa Valguarnera pranë Palermos, më 6 qershor. Para ceremonisë në Itali, Lipa dhe Turner ishin martuar zyrtarisht në Londër, në Marylebone Town Hall.

Këngëtarja fituese e Grammy-t publikoi më 20 qershor disa fotografi intime nga festa madhështore në Itali. Në imazhe, ajo shfaqej me një fustan martese të personalizuar nga Chanel Haute Couture, të dekoruar me kristale dhe pupla.

Lipa dhe Turner nisën të përfliteshin për një lidhje në fillim të vitit 2024, ndërsa në korrik të po atij viti e bënë lidhjen publike në Instagram.

Në korrik 2025, këngëtarja konfirmoi fejesën me aktorin për “British Vogue”. Në atë kohë, ajo e përshkroi vendimin për të ndërtuar një jetë së bashku dhe për të mbetur miq të ngushtë përgjithmonë si një “ndjenjë vërtet të veçantë”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI