Flash

Vdekja e Hayden Panettiere, zbardhen detaje të reja: Çfarë ndodhi në orët e fundit të aktores

Lapsi.al 23 August 2026

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me vdekjen e aktores  Hayden Panettiere, e cila u gjet pa ndjenja më 16 gusht në një banesë me qira në Greenville, South Carolina. 

Më 21 gusht, Zach Hickerson, vëllai i ish-partnerit të Panettiere, Brian Hickerson, foli për TMZ dhe dha versionin e tij për atë që ndodhi në banesë.

Zach tha se kishte shkuar në Airbnb pasi nuk kishte marrë përgjigje nga Hayden dhe Brian. Sipas tij, pasi hyri në banesë, zgjoi Brianin, i cili po flinte. Të dy më pas tentuan të zgjonin Hayden dhe kuptuan se ajo ishte pa ndjenja.

“Telefonova menjëherë 911”, tha Zach, duke shtuar se Brian i dha aktores Narcan, një medikament që përdoret për të rikthyer efektet e një mbidoze të opioideve. Më pas, sipas dëshmisë së tij, të dy kryen reanimim kardiopulmonar deri në mbërritjen e ekipeve të emergjencës.

Zach theksoi se aktualisht qarkullojnë shumë spekulime dhe akuza dhe kërkoi që të pritet përfundimi i hetimit zyrtar.

“E vërteta do të dalë kur autoritetet të përfundojnë dhe të publikojnë detajet e hetimit”, deklaroi ai, duke shtuar se familja dhe njerëzit që e donin Panettiere meritojnë të dinë të vërtetën.

Sipas një raporti policor të siguruar nga PEOPLE, kur mbërritën forcat e emergjencës, Brian Hickerson u tregoi efektivëve një qese me ilaçet që Panettiere po merrte. Raporti përshkruan Zach si “shumë emocional”, ndërsa Brian nuk shfaqi emocione të dukshme deri në momentin kur aktorja u shpall e vdekur. 

Një autopsi e kryer më 17 gusht nuk evidentoi shenja traume që mund të kishin kontribuar në vdekjen e saj.  Megjithatë, hetimi vazhdon. Sipas një burimi të cituar nga PEOPLE, edhe Administrata Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA) është përfshirë në hetimin e rastit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI