Flash

Sam Asghari flet për Britney Spears pas divorcit: “Princesha e Pop-it”

Lapsi.al 20 August 2026

Sam Asghari ka folur me respekt të madh për ish-bashkëshorten e tij, Britney Spears, tre vite pas divorcit të tyre.

Në një intervistë për Page Six Radio, modeli 32-vjeçar e cilësoi Spears si “Princesha e Pop-it”, duke vlerësuar ndikimin e saj të jashtëzakonshëm në muzikën pop.

Asghari pranoi se, para se të njihte këngëtaren në vitin 2016, nuk ishte shumë i njohur me muzikën e saj.

“Kur kuptova se çfarë përfaqësonin këngët e saj, pse njerëzit lidhen me to dhe pse ajo është një ikonë – ashtu si Michael Jackson, Madonna dhe ajo: Mbreti i Pop-it, Mbretëresha e Pop-it dhe Princesha e Pop-it – atëherë e kuptova”, u shpreh ai.

Sipas Asghari, kjo e bëri ta vlerësonte edhe më shumë muzikën e Spears dhe ndikimin e saj në industrinë muzikore.

Asghari vlerësoi gjithashtu aftësinë e Spears për të evoluar gjatë karrierës së saj dhe e cilësoi atë si një ikonë të rrallë të muzikës pop.

“Britney krijoi një lloj modeli që askush pas saj nuk ka arritur ta përsërisë vërtet”, tha ai “Shikojmë disa artistë sot që përpiqen ta bëjnë këtë, por thjesht nuk do të ndodhë”.

Asghari dhe Spears u takuan për herë të parë në vitin 2016, gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Slumber Party”. Ata e bënë lidhjen publike në Instagram në vitin 2017 dhe u fejuan në shtator 2021.

Çifti u martua në qershor 2022, në një ceremoni madhështore në Los Angeles, ku morën pjesë emra të njohur si Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore dhe Selena Gomez. Pas 14 muajsh martesë, Asghari paraqiti kërkesën për divorc në gusht 2023, duke përmendur “dallime të pakapërcyeshme”.

Pavarësisht përfundimit të martesës, Asghari tha se ka qenë gjithmonë mbështetës i Spears dhe i zgjedhjeve të saj profesionale.

“Në fund të fundit, artisti duhet të shprehet në mënyrën e vet. Mendoj se, kur je një nga ata njerëz që quhesh ‘Princesha e Pop-it’, mund të thuash çdo gjë dhe ajo do të bëhet ikonike”, deklaroi ai.

Të këshilluara

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI