Flash

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo i japin fund thashethemeve për krisjen mes tyre

Lapsi.al 18 August 2026

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo duket se kanë vendosur t’u japin fund thashethemeve për një krisje mes tyre, duke dhuruar një moment emocionues në skenën e koncertit të Grande në Londër.

Këngëtarja 33-vjeçare surprizoi fansat në ndalesën e radhës të turneut të saj “Eternal Sunshine”, duke ftuar në skenë bashkë-yllin e saj nga “Wicked”, Cynthia Erivo.

Dyshja performoi së bashku në skenën e O2 Arena, duke kënduar këngën “For Good” nga filmi i vitit 2025 Wicked: For Good, si edhe një version të hitit të Barbra Streisand, “Get Happy/Happy Days Are Here Again”.

Performanca u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët vunë re afrimitetin mes dy artisteve. Grande dhe Erivo shkëmbyen buzëqeshje gjatë gjithë performancës, u përqafuan dhe në një moment Ariana i puthi  dorën koleges së saj.

Dyshja ka krijuar një lidhje të fortë gjatë punës së përbashkët në filmat “Wicked”, ku Grande interpreton Glinda, ndërsa Erivo luan rolin e Elphaba-s. Gjatë promovimit të filmave, dy aktoret janë parë shpesh duke u kapur për dore, gjë që Erivo e ka shpjeguar si një mënyrë të tyre për të komunikuar dhe për të ruajtur lidhjen.

“Ne ecim shumë shpesh dorë për dore”, kishte thënë Erivo në vitin 2024, duke shtuar se ndonjëherë një shtrëngim i dorës mjafton që ato të kuptojnë njëra-tjetrën pa thënë asnjë fjalë.

Edhe Grande ka folur më herët për marrëdhënien e tyre, duke thënë se të dyja janë përpjekur të ruajnë lidhjen edhe pasi përfunduan xhirimet e filmave.

Thashethemet për një krisje mes tyre u shtuan pasi dy aktoret nuk u shfaqën më aq shpesh së bashku pas përfundimit të fushatës promovuese të Wicked. Erivo i mohoi këto zëra dhe në maj deklaroi se ajo dhe Grande komunikojnë çdo ditë përmes mesazheve.

Madje, Erivo kishte reaguar edhe ndaj spekulimeve se dyshja mund të ishin në një lidhje romantike, duke i cilësuar këto hamendësime si një “fantazi e çuditshme” nga ana e publikut.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI