Flash

Zbardhen detaje të reja për vdekjen e Hayden Panettiere

Lapsi.al 17 August 2026

Detaje të reja janë bërë publike për momentet e fundit të jetës së aktores së njohur Hayden Panettiere, e cila u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare.

Panettiere u gjet pa ndjenja në një banesë në Greenville, Karolina e Jugut, rreth orës 13:51 të së dielës, më 16 gusht. Në vendngjarje mbërritën policia dhe ekipet e urgjencës, të cilat e gjetën aktoren në arrest kardiak.

Sipas të dhënave të reja të bëra publike nga audioja e komunikimeve të emergjencës, në momentet kur autoritetet po i përgjigjeshin telefonatës së urgjencës u përmendën “mbidoza” dhe “arresti kardiak”.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar se mbidoza ishte shkaku i vdekjes.

Zyra e Mjekut Ligjor të Greenville njoftoi se ekipet mjekësore tentuan ta rikthenin në jetë Panettiere, por përpjekjet dështuan. Aktorja u shpall e vdekur në orën 14:32.

Në një deklaratë zyrtare u bë e ditur se Panettiere ishte gjetur pa ndjenja brenda banesës ku po qëndronte përkohësisht. Autoritetet theksuan gjithashtu se nuk janë konstatuar shenja traume që mund të kishin kontribuar në vdekjen e saj.

Autopsia u krye të hënën, por shkaku dhe mënyra e vdekjes mbeten ende të papërcaktuara, ndërsa priten rezultatet e analizave të mëtejshme.

Ndërkohë, sipas një burimi, në vendngjarje u gjet edhe Narcan,  një medikament që përdoret për të neutralizuar me shpejtësi efektet e një mbidoze të rrezikshme nga opioidet.”

Policia e Greenville ka bërë të ditur se hetimi vijon dhe se deri tani nuk ka pasur shenja të ndonjë akti kriminal apo rrethanash të dyshimta. Telefonata në numrin e emergjencës 911 u bë nga një person i njohur i aktores.

Hayden Panettiere ishte e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat e serisë “Scream”. Aktorja la pas vajzën e saj 11-vjeçare, Kaya, të cilën e kishte me ish-të fejuarin e saj, boksierin ukrainas Wladimir Klitschko.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI