Flash

Nick Jonas rrëfen betejën e tij shëndetësore: “Kam 21 vite që përballem me të”

Lapsi.al 21 August 2026

Nick Jonas ka ndarë një moment tepër personal me fansat gjatë koncertit të parë të turneut “Burning Up Tour All Over Again”, duke folur për jetën me diabetin e tipit 1.

Jonas Brothers nisën turneun e tyre me tre koncerte në Madison Square Garden, në Nju Jork, të enjten, më 20 gusht. Gjatë performancës, Nick u ndal për të kujtuar momentin kur u diagnostikua me diabet të tipit 1, në moshën vetëm 13-vjeçare.

I ulur përpara pianos, këngëtari 33-vjeçar tregoi se kënga “A Little Bit Longer”, e publikuar në vitin 2008, u frymëzua pikërisht nga përvoja e tij me sëmundjen.

“Thjesht doja të përpiqesha të shkruaja diçka për një përvojë që kisha kaluar, si një mënyrë për ta përballuar. Në shumë mënyra, ishte si një faqe ditari”, tregoi Nick para publikut.

Ai shpjegoi se vetëm disa muaj më vonë kuptoi se duke qenë i sinqertë dhe duke ndarë historinë e tij me fansat, kishte arritur të krijonte një lidhje edhe më të fortë me ta.

“Ne të gjithë po kalojmë diçka. Për mua, në atë kohë, ishte një udhëtim me një sëmundje autoimune, diabetin e tipit 1”, tha ai.

Nick zbuloi se tashmë kanë kaluar 21 vite që kur jeton me diabetin e tipit 1 dhe se sot e sheh ndryshe djalin 13-vjeçar që ishte dikur.

“Dua t’i them atij, nëse do të kisha mundësinë të shikoja në pasqyrë dhe t’i thosha: ‘Ke kaq shumë gjëra përpara. Çdo vit bëhet gjithnjë e më mirë’”, u shpreh këngëtari.

Më pas ai shtoi me emocion:

“Dhe, meqë ra fjala, djalosh 13-vjeçar, ti je në gjendjen më të mirë shëndetësore të jetës tënde. Kështu që gjithçka është në rregull.”

Para se të këndonte “A Little Bit Longer”, Nick iu drejtua fansave me një tjetër mesazh emocional.

“Çfarëdo që po kaloni, çfarëdo që keni kaluar, ju ka sjellë deri në këtë moment, pikërisht këtu dhe tani. Jam i lumtur që mund të shërohemi së bashku”, tha ai.

Koncerti shënoi nisjen e turneut të ri të Jonas Brothers, i cili do të përfshijë 45 qytete. Grupi riktheu në skenë edhe setlistën origjinale të turneut “Burning Up”, së bashku me disa nga hitet e tyre më të fundit, si “Sucker” dhe “Only Human”.

Gjatë koncertit, Nick, Joe dhe Kevin Jonas prezantuan gjithashtu një këngë të re, “Listen When Sad”, e cila do të publikohet zyrtarisht më 28 gusht.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI