Flash

Celine Dion rikthehet në skenë pas betejës me sëmundjen e rrallë

Lapsi.al 28 August 2026

Celine Dion është rikthyer në Paris, ku u prit nga një turmë e madhe fansash, pak ditë para rikthimit të shumëpritur në skenë.

Këngëtarja 58-vjeçare u shfaq e emocionuar gjatë daljes së saj të parë zyrtare publike pas dy vitesh. Ajo përshëndeti fansat, u dërgoi puthje dhe pozoi për fotografi jashtë hotelit “Le Royal Monceau”.

E veshur me një pardesy elegante në ngjyrë bezhë dhe çizme me taka, Dion mbajti syze të errëta, ndërsa nuk e fshehu buzëqeshjen përballë mbështetjes së fansave.

Rikthimi i saj në skenë vjen tre vite pasi anuloi turneun botëror për shkak të betejës me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi të muskujve dhe spazma të dhimbshme.

Gjatë gjashtë viteve të fundit, këngëtarja ka performuar vetëm një herë, në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024.

Tani ajo po përgatitet intensivisht për rikthimin e saj në skenë. Dion ndjek një program të ngjeshur stërvitjeje, duke bërë seanca Pilates prej 90 minutash tri herë në javë, si dhe dy herë në javë ushtrime baleti.

Në mars, këngëtarja njoftoi se do të rikthehej me një rezidencë prej 10 koncertesh në Paris, në Paris La Défense Arena. Për shkak të kërkesës së madhe nga fansat, numri i performancave është zgjeruar me data të tjera, që shtrihen deri në maj të vitit 2027.

“Jam shumë e gatshme ta bëj këtë. Ndihem mirë, jam e fortë dhe e emocionuar, sigurisht edhe pak nervoze”, kishte deklaruar Dion kur njoftoi rikthimin.

Ajo ka theksuar se gjatë viteve të vështira ka ndier vazhdimisht mbështetjen dhe dashurinë e fansave.

“Dua t’u ofroj diçka për t’u treguar se sa shumë më kanë munguar”, tha ajo në një intervistë të fundit.

Dion ka treguar gjithashtu se nuk dëshiron që sëmundja të kontrollojë jetën e saj dhe se është e vendosur të rikthehet në skenë kur të ndihet gati.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI