Flash

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në Athinë që u mori jetën 3 shqiptarëve

Lapsi.al 27 September 2026

Kanë mbërritur në Athinë të afërmit e viktimave që humbën jetën në shpërthimin dhe shembjen e ndërtesës që ndodhi të premten në lagjen “Plaka”.

Viktimat u identifikuan si Florin Hoxha, motra e tij, Florida Hoxha, Eris Cani, bashkëshortja e Florin Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës, si dhe pronarët e ndërtesës, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.

Familjet e viktimave kanë mbërritur në Greqi, pasi u thirrën nga autoritetet kompetente, me qëllim që të sigurojnë material gjenetik për krahasimin e ADN-së dhe përfundimin e procesit të identifikimit dhe identifikimit të trupave.

Në të njëjtën kohë, vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e tragjedisë në të cilën humbën jetën 6 persona. Sipas “Kathimerini” një ekip i Shërbimit Helenik të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit i përbërë nga 10 oficerë të specializuar kryen autopsi dhe kontrolle të hollësishme, duke mbledhur dhe vlerësuar çdo element që mund të kontribuojë në përcaktimin e rrethanave të tragjedisë. 

Edhe materialet e ndërtesës janë transferuar në një zonë të projektuar posaçërisht për të kryer analiza. Hetimet janë përqendruar në apartamentin në katin e dytë ku jetonte çifti i të moshuarve, pasi dyshohet se shpërthimi ka ndodhur atje. Ky apartament i veçantë ishte i vetmi që kishte furnizim me gaz, i cili përdorej për kuzhinën, oxhakun dhe një sobë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI