Flash

Deklarata e bujshme, Cristiano Ronaldo dhe 25 vite “sakrifica”: “Viti im i fundit si futbollist”

Cristiano Ronaldo tërhiqet? Nuk ka një njoftim zyrtar, por fjalët e legjendës portugeze për Vogue lënë pak hapësirë për imagjinatë.

Lapsi.al 16 August 2026

Cristiano Ronaldo tërhiqet? Nuk ka një njoftim zyrtar, por fjalët e legjendës portugeze për Vogue lënë pak hapësirë për imagjinatë dhe tingëllojnë si një lamtumirë e afërt nga futbolli, duke pasur parasysh edhe moshën 41-vjeçare dhe karrierën e tij të pafundme:

“Me shumë gjasa ky është viti im i fundit si futbollist dhe dua të lë pas një trashëgimi spektakolare. E kam planifikuar tashmë të ardhmen time. Kam kaq shumë gjëra për t’u marrë me to, saqë është e vështirë të përmend vetëm një. Futbolli mund të lërë një boshllëk të madh, duhet ta mbushësh kohën në mënyra të ndryshme, jo vetëm me një gjë. Dhe do të doja gjithashtu të argëtohesha më shumë, të udhëtoja më shumë, të shikoja dhe të luaja padel, gjë që më pëlqen shumë, dhe të vazhdoja të shijoja atë që kam fituar, ose më saktë, atë që kemi fituar. Sepse, në fund të fundit, kanë kaluar 25 vite me shumë sakrifica”.

Me pak fjalë, pas një jete në majë edhe për një prej futbollistëve më të mëdhenj dhe ikonë të çdo epoke duket se po afron momenti për të varur këpucët në gozhdë dhe për t’iu përkushtuar gjërave të tjera. Objektivi i fundit i CR7, siç dihet nga të gjithë, është të arrijë 1000 gola në karrierë: numërimi mbrapsht thotë -24, ndërsa golat e shënuar janë 976. Më pas do të vijnë lotët, dollitë dhe kujtimet e një futbollisti të jashtëzakonshëm.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI