Flash

Deputetët e opozitës ngjisin fotot e Belinda Ballukut me Ron Yeffet në hyrjen e Parlamentit

Lapsi.al 17 September 2026

Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur këtë të enjte në Kuvend me stemën e UÇK-së të vendosur në veshje, në shenjë solidariteti pas vendimit të një dite më parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.

Por simbolika e UÇK-së nuk ishte i vetmi element që shoqëroi hyrjen e opozitës në seancë. Deputetët demokratë ngjitën në derën kryesore të Parlamentit fotografi ku shfaqeshin Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet, të fotografuar më herët së bashku pas një dreke në Tiranë.

Veprimi lidhej me audio-përgjime të publikuara së fundmi, ku janë ngritur akuza për trafik armësh dhe përfshirjen e kompanisë shtetërore 'KAYO'.  Pak pas vendosjes së fotografive, punonjëset e pastrimit të Kuvendit i hoqën dhe i grisën ato nga hyrja e Parlamentit. Seanca e sotme zhvillohet mes një klime të ngarkuar politike, me disa interpelanca të kërkuara nga opozita dhe protestë të paralajmëruar jashtë Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI