Flash

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj dhe 4 të tjerë kërkojnë heqjen e sekuestrove mbi pasuritë

Lapsi.al 16 September 2026

Pesë persona dhe pesë shoqëri tregtare, të përfshirë sipas SPAK në skemën e dyshuar të tenderave në AKSHI, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për heqjen e sekuestrove mbi pasuritë e tyre.

Bëhet fjalë për pasuri që SPAK kërkon të mbahen të ngrira deri në përfundim të procesit penal, me dyshimin se burimi i tyre lidhet me të ardhura të pajustifikuara dhe veprimtari kriminale.

Mes personave që kërkojnë zhbllokimin e pasurive është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Në emër të saj janë sekuestruar një apartament, llogari bankare, tokë dhe dy automjete.

Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe biznesmeni Ermal Beqiri, në emër të të cilit janë sekuestruar automjete, llogari bankare, truall, tokë, një ndërtesë dhe një jaht. Në kërkesë përfshihen edhe dy kompanitë e tij, Soft Solutions dhe Horizont.

Beqiri vijon të jetë i ndaluar në Francë, ndërsa pritet vendimi për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Për lirimin e pasurive kanë kërkuar gjithashtu Arjola Koromani dhe Xhemila Tamizi. Në emër të kësaj të fundit, sipas hetimeve, ishte regjistruar një jaht luksoz i lidhur me Ermal Beqirin.

Dosja e dyshuar korruptive në AKSHI po hetohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti dhe ndodhet ende në fazën e hetimeve.

Në burg ndodhet Ergys Agasi, i arrestuar pak javë më parë në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas SPAK, Beqiri dhe Agasi, së bashku me Karçanajn dhe persona të tjerë, akuzohen për krijimin e një skeme për përfitimin e parave publike, përmes dyfishimit të vlerës së tenderëve, paracaktimit të fituesve dhe devijimit të miliona eurove drejt llogarive të një kompanie fiktive.

SPAK thotë gjithashtu se për largimin e rivalëve dyshohet se janë përdorur persona të lidhur me krimin e organizuar, ndërsa të pandehurit akuzohen edhe për pastrim parash,raporton gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI