Flash

Dosja “Partizani”, ish-ministri Ylli Pango paraqitet si dëshmitar në gjykatë

Lapsi.al 22 June 2026

Këtë të hënë është mbajtur gjyqi në themel për dosjen “Partizani”. Ish-ministri Ylli Pango është paraqitur në gjykatë si dëshmitar. Roli i ish-ministrit Pango në dosjen në fjalë, lidhet me ndryshimet ligjore të vitit 2008 për “Ligjin për Sportin”, të cilat i hapën rrugë privatizimit dhe ndryshimit të destinacionit të pronave të klubit.

Seanca e mëparshme u mbajt më datë 8 qershor, ku dhanë dëshminë ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli dhe ish-drejtoresha e Sportit, Violeta Shqevi. Ata u pyetën nga prokurorët dhe palët në lidhje me proceset e privatizimit dhe administrimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Krahas Pangos, në GJKKO do dëshmojë dhe dëshmitarët e tjerë si  Tetis Lubonja, Altin Ceni e Paro Laçi.

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI