Flash

Dy tërmete shumë të forta godasin Venezuelën, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur

Lapsi.al 25 June 2026

Dy tërmete të fuqishme, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, goditën të mërkurën pasdite pjesën perëndimore të Venezuelës, pranë kryeqytetit të vendit, Karakasit. Deri tani autoritetet kanë raportuar për 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur, por numri mund të rritet. Në vend është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Aeroporti ndërkombëtar që shërben për Karakasin ka pësuar dëme të rënda, ndaj aktiviteti i tij është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet vendosën gjithashtu pezullimin e mësimit në shkolla dhe ndërprerjen e përkohshme të shërbimit hekurudhor. Në Karakas, ekipet e kërkim-shpëtimit nisën operacionet pranë ndërtesave të shembura. Sipas raportimeve nga terreni, shpëtimtarët nxorën persona nga rrënojat me barela, ndërsa të tjerë u transportuan me ambulanca drejt qendrave spitalore.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI