Flash

Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës të shtunën

Lapsi.al 24 June 2026

Një asteroid do të kalojë pranë Tokës të shtunën, por nuk do të ketë ndonjë rrezik përplasjeje. Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) njoftoi sot se ai do të jetë i dukshëm me teleskopë të vegjël ose edhe me dylbi të mëdha.

“Kalimi i afërt i një objekti të kësaj madhësie pranë Tokës ndodh vetëm një herë në disa vjet, megjithëse këtë herë Hëna e ndritshme dhe e afërt mund ta pengojë vëzhgimin e tij në momentin kur asteroidi do të jetë më afër”, - tha në një deklaratë Juan Luis Cano i zyrës së mbrojtjes planetare të ESA-s.

Ky trup shkëmbor hapësinor, me madhësi afërsisht 750 - 1650 metra, sipas llogaritjeve të bazuara në vlerësimin e albedos së tij (sasia e dritës së diellit që reflekton), u zbulua në vitin 1997 dhe u emërua (152637) 1997 NC1.

Ai do të kalojë më afër Tokës të shtunën në orën 13:14 (ora e Shqipërisë), me një shpejtësi prej 8.9 kilometrash/sekondë. Më pas do të jetë në një distancë prej 2,559,461 kilometrash nga planeti ynë, ose 6.66 herë distancën Tokë-Hënë, gjë që e bën zero mundësinë e një përplasjeje. 

Asteroidi do të jetë i dukshëm nga hemisfera veriore gjatë fazës së afrimit të tij, pothuajse kudo ndërsa kalon më afër, dhe vetëm nga hemisfera jugore ndërsa largohet nga Toka.

Në zonat e botës ku do të jetë natë, teorikisht do të jetë i dukshëm me teleskopë të vegjël dhe madje edhe me dylbi të mëdha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI