Flash

E vërteta për dokumentarin e përfolur të dasmës së Taylor Swift

Lapsi.al 7 July 2026

Pavarësisht spekulimeve të shumta në rrjet se dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce ishte filmuar për një dokumentar të ardhshëm, burime pranë çiftit kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Sipas revistës People, këngëtarja dhe ylli i NFL-së nuk kanë asnjë plan për të realizuar apo publikuar një film kushtuar ditës së tyre të martesës.

Zërat nisën pasi gjatë ceremonisë në Madison Square Garden u panë kamera profesionale dhe ekipe xhirimi, duke bërë që shumë fansa të besonin se dasma po regjistrohej për një dokumentar.

Taylor Swift dhe Travis Kelce, të dy 36 vjeç, u martuan më 3 korrik në një ceremoni madhështore në zemër të New York-ut.

Sipas përfaqësueses së Swift, nusja dhe dhëndri u veshën me krijime Christian Dior Haute Couture, të dizajnuara nga Jonathan Anderson. Këpucët u realizuan me porosi nga Christian Louboutin, ndërsa Taylor kompletoi pamjen me bizhuteri Cartier.

Çifti zgjodhi të mos kishte shoqëruese nuseje apo shoqërues dhëndri. Në vend të tyre, vëllai i Taylor, Austin Swift, mbajti rolin e "Man of Honor", ndërsa Jason Kelce, vëllai i Travis, ishte "Best Man". Ceremonia u drejtua nga aktori Adam Sandler.

Menjëherë pasi çifti tha "Po", ekranet gjigante jashtë Madison Square Garden shfaqën mesazhin "JUST&T MARRIED!", një lojë fjalësh me emrat e Taylor dhe Travis.

Një ditë para dasmës, përfaqësuesja e Taylor Swift njoftoi se çifti kishte dhuruar 26 milionë dollarë për organizata bamirëse, përfshirë Feeding America, ASPCA, organizatën The Store të Brad Paisley dhe Kimberly Williams-Paisley, si edhe Imagination Library të Dolly Parton.

Në ditën e dasmës, Dolly Parton falënderoi publikisht çiftin për donacionin prej 2 milionë dollarësh për fondacionin e saj.

Me humor, këngëtarja legjendare tha:

"Taylor dhe Travis, më thanë se po dhuroni 2 milionë dollarë për 'Imagination Library'. Jam pa fjalë dhe jashtëzakonisht mirënjohëse. Meqë e keni bërë bamirësinë pjesë të jetës suaj, kur të vijë fëmija juaj i parë, a mund ta kem unë? Do të jetë një fëmijë vërtet i veçantë", u shpreh ajo me shaka.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI