Flash

Edi Rama në “Vajza Fest”, batuta me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin dhe të pranishmit

Lapsi.al 15 August 2026

Në festivalin “Vajza Fest”, që u zhvillua në fshatin Vajzë të Selenicës, është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në event morën pjesë gjithashtu kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ish-Presidenti Bamir Topi, si dhe personalitete të tjera nga politika dhe jeta publike.

Në fjalën e mbajtur në edicionin e katërt të festivalit, kryeministri Rama nuk i kurseu batutat dhe humorin me të pranishmit.

Rama falënderoi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për ftesën, duke thënë se këtë herë kishte vendosur ta pranonte atë, pasi katër vite nga krijimi i festivalit ishin të mjaftueshme për të dëshmuar se ideja funksionon.

“Në radhë të parë dua të falënderoj Sokolin, i cili më dërgoi ftesën dhe këtë herë nuk refuzova, duke qenë se tanimë siç e tha edhe gjykatësja e cila kur jep gjykimin e ka të formës së prerë, 4 vjet janë mjaft për të pasur besim që ideja funksionon. Kështu që besoj se është radha e duhur për të ardhur dhe për të dëshmuar bashkë me të tjetrën, suksesin e një ideje të lindur 4 vjet më parë. Dua të përshëndes Presidentin Topi, bashkë me prefektin e Tiranës që s’e kuptova pse është këtu, por mik i vajzës me siguri. Dua të përshëndes edhe kryetarin e KOKSH Fidel Ylli, edhe ky mik i vajzës patjetër. Dua të përshëndes kryetarin e bashkisë Nertilin, dhe dua ta falënderoj për vajtjen e detit në maj të malit me ujin e kripur bashkë, dua të përshëndes dhe ministrin e Pushtetin Vendor që është i pranishëm për të parë si funksionon bashkia Selenicë. Faleminderit edhe gjykatëse që ishte impresionuese nga fillimi, me një veshje jo tipike për një person që ka kaluar Vetingun”, tha Edi Rama. 

Edi Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sadushin, Topin, Yllin dheEdi Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sadushin, Topin, Yllin dhe (A2 Televizion)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI