Flash

Protests, 310 injured since October 13

310 people have been injured since October 13, during protest-related situations, according to data reported by hospital structures. According to a statement f...

23:24

Berisha: Rama përdori Vlora Hysenin për të survejuar opozitarët dhe kundërshtarët brenda PS-së

Lapsi.al 2026-10-10 15:44:04

Berisha: Rama përdori Vlora Hysenin për të survejuar

Sali Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke theksuar se kjo e fundit është përdorur për survejimin e opozitës dhe të kundërshtarëve politikë brenda Partisë Socialiste.

 
Ne komunikim me qytetaret ne rrjetet sociale, Berisha deklaroi se veprimtaria e ish drejtueses se SHISH, Vlora Hyseni ka qenë në funksion të karteleve të drogës dhe kundër interesave kombëtare të Shqipërisë.


“Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të karteleve të drogës dhe kundër interesave të vendit. Ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të opozitës shqiptarë, në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS. Janë bërë me qindra regjistrime të paligjshme ndaj opozitarëve. Janë transferuar tek kartelet e drogës dhe te armiqtë e Shqipërisë çdo sekret shtetëror, përfshi të dhënat e TIMS-it”, tha Berisha duke theksuar se “Vlora Hyseni shndërroi SHISH në një strofull kriminelësh, delikuentësh dhe shtojcë të organizatave kriminale”

Berisha shkoi edhe më tej, duke thënë se grupi kriminal i Ergys Agasit, ka përdorur AKSHI-n dhe Vlora Hysenin për të regjistruar edhe shërbimet diplomatike.

“Vlora Hyseni rezulton anëtare e grupit të strukturuar kriminal më të rrezikshëm të Evropës, grupit të Ergys Agasit. Grupi ka përdorur AKSHIN dhe Vlora Hysenin për të regjistruar opozitarët, shërbimet diplomatike në shkelje flagrante të konventës së Vjenës”, tha kreu i PD.

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

Andi Bushati: Why stones and Molotov cocktails became inevitable

This youth revolt has had a great merit. It made known to the general public the most criminal side of this regime that had until now been preserved in the most secretive recesses. If the extremely peaceful revolution of the flamingos showed us that this government was no longer popular, its radical epilogue, with stones and Molotov cocktails, is serving to bring to light that the autocrat is capable of using any means to stay in power.

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI