Flash

GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Lapsi.al 8 October 2026

GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe

Greta Gjoci, nëna 33-vjeçare e u transferua dje në burguj e Pojskës në Pogrades me foshnjën 4-muajshe nuk do të rikthehet në qeli. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e saj për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, në seancën e sotme. E pranishme në seancë ishtë dhe vetë Greta Gjoci sëbashku me foshnjen e saj që u mbajt nga kujdestarja e burgut të Pojskës. 

Seanca u zhvillua për rreth 25 minuta, ndërsa i pranishëm ishte edhe avokati Jurgen Gjoci, i cili shkeli kështu bojkotin e avokatëve, siç e interpretoi ai për arsye humanitare por edhe sepse e kishte të afërm. Avokati kërkoi te kalojë në masën e arrestit në shtëpi derisa fëmija të bëjë 1-vjeç. Greta Gjocit i kanë mbëtur edhe 3 vite e 5 muaj nga dënimi i dhënë nga shkalla e parë.

Greta Gjoci foli dhe vetë në seancë ajo kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit pasi ka foshnjen 3 muajsh dhe ka shfaqur probleme nuk ushqehet dhe nuk ka fjetur këto ditë që ka qëndruar në burgun e Pojskës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI