Flash

Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit, “arrest shtëpie” për dy zyrtaret e tjera

Lapsi.al 18 July 2026

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj. Masa "arrest në shtëpi" është caktuar për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren, Paola Dana. Të treja akuzohen për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj. Vendimi u dha këtë të shtunë, pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë. Gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin e tre zyrtareve, të cilat hetohen për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj 2026, ato dyshohet se kanë përvetësuar rreth 69 milionë lekë të rinj nga fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Me vendimin e gjykatës, Valbona Duni dhe Paola Dana do të lirohen nga paraburgimi dhe do ta vuajnë masën e sigurisë në banesë, nëse nuk mbahen të arrestuara për ndonjë vepër tjetër penale. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI